Ngjarje
1046 – Naser Khosrow – poet persian, filozof, shkrimtar – fillon udhëtimin e tij 7-vjeçar në Lindjes së Mesme; dhe përshtypjet i përmblodhi në librin e tij Safarnama. Khosrow konsiderohet si një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj në letërsinë persiane. Safarnama (Libri i Udhëtimeve) është vepra e tij më e njohur. Khosrow vizitoi dhjetra qytete për shtatë vjet dhe shkroi rreth tyre, duke përfshirë hollësi mbi shkolla, karvane, xhami, shkencëtarë, mbretër, publik, popuj, si dhe kujtimet e tij personale. Edhe pas kaq shumë vjetësh, libri Safarnama vazhdon të lexohet me ëndje nga persisht-folës.
1849 – Zachary Taylor, kryetari i 12-të i ShBA-së, bën betimin si kryetar
1896 – Antoine Henri Becquerel zbulon radioaktivitetin e uranit
1918 – Moska u bë kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik.
2002 – Dr Ibrahim Rugova rizgjidhet President i Kosovës.
2008 – Sllovenia njohu Republikën e Kosovës.
2008 – Islanda njohu Republikën e Kosovës.
Lindje
1922 – Pier Paolo Pasolini, regjisor dhe poet italian
1974 – Eva Mendes, aktore amerikane
Vdekje
1534 – Correggio, piktor italian i rilindjes
1535 – Lorenzo Costa, piktor italian
1827 – Alessandro Volta, fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit
1827 – Pierre-Simon Laplace, matematikan dhe astronom francez
1953 – Josef Stalin, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik (l. 1878)
1982 – John Belushi, aktor me prejardhje shqiptare nga ShBA
Festa dhe përvjetore
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës