5 Shkurti është dita e 36 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 329 ditë.
Ngjarje
62 – Tërmeti trondit Pompein, Itali; është llogaritur se kishte një magnitudë prej 6 ballësh. Qytetet Pompeit dhe Herculaneum u dëmtuan. Ky tërmet mund të ketë qenë shenjë paralajmëruese për shpërthim e vullkanit të Vezuvit në vitin 79, i cili shkatërroi plotësisht të dy qytetet; shkrimtari dhe filozofi Seneka i Riu, dëshmitar i asaj kohe, e përshkroi këtë zhvillimi në librin e tij të gjashtë të Naturës, De Terrae Motu (Mbi tërmetin)
1881 – Në Londër vdes skocezi Thomas Carlyle, historian, eseist, shkrimtar satirik, 85 vjeç, poet, filozof, enciklopedist, përkrahës i një sistemi elitist qeverisës të përbërë nga “ata që janë më në gjendje”. Edhe pse Marksi dhe Engelsi ishin dakord me të për udhëheqje elitiste, ata hodhën plotësisht poshtë idetë e tij mbi demokracinë. Më 1854 Charles Dickens ia përkushtoi librin e tij “Hard Times” Carlyles, dhe ky gjithashtu e ndihmoi Dikensin për librin tjetër “The Tales of two Cities “(1859), duke i rekomanduar të lexonte librin e që Carlyle sapo kishte shkruar, Historia e Revolucionit Francez (3 vëllime). Biografët thonë se sjellja e tij a reputacioni kapriçioz, debatues, i vrenjtur, grindavec – ndikuar nga dhimbjet e vazhdueshme në stomak – i dhanë stilit të tij në prozë, një natyrë të çuditëshme të shkëlqyer, të ashpër, të prerë, të egër. Të menduarit e tij u ndikua shumë nga idealizmi gjerman. Thomas Carlyle gjithashtu shkroi biografinë e Schillerit.
1909 – Në Belgjikë prodhohet për herë të parë në botë plastika sintetike. Shpikësi ishte kimisti belg Leo Baekeland: dhe prodhimi i ri sigurisht do të merrte emrin e tij, “Bakelit”
1919 – Charlie Chaplin, Mary Pickford, Douglas Fairbanks, dhe D.W. Griffith themeluan United Artists.
1971 – Anija Apollo 14 e nisur në janar të vitit 1971 u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, një zonë kodrash të larta krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm. Për këtë arsye shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro mund të sigurojnë infomata të rëndësishme rreth historisë së herëshme të Hënës. Komandant fluturimi i Apollo 14-s ishte Alan Shepard. Ai njihej atëhere si amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Në anije astronautët kishin marrë me vete edhe një pajisje udhëtimi dy rrotëshe që ata do t’a përdornin për të mbajtur a transportuar kamerat e aparate të tjera kur të zbriznin në Hënë. Ky mjet u krijoi atyre mundësi të udhëtonin larg nga vendi i zbritjes, për të mbledhur gurë e për të bërë eksperimente. Astronautët mundën të ecnin deri në 3 kilometra larg nga sonda. Edhe pse kishin mjetin dy rrotësh, Shepard e Miçëll nuk mundën të arrinin në njërin prej objektivave të tyre, kraterin e quajtur Kone. Ata nuk kishin mjaft oksigjen për të udhëtuar aq larg dhe u kthyen në sondën që i priste. Apollo 14 grumbulloi për shkencëtarët shumë informacione, që e shtynë Nasa-n të vazhdonte projektin e udhëtimeve në Hënë. Tre misionet e tjera do t’u lejonin astronautëve të qëndronin më gjatë në Hënë. Ata do të përdornin një mjet me katër rrota për të udhëtuar në sipërfaqen e Hënës. Ky automjet u quajt Rover hënor dhe punonte me bateri. Me të astronautët mund të shkonin më shumë se 30 kilometra larg nga vendi i zbritjes. Roveri hënor mund të mbante pajisje me peshë prej 110 kilogramësh dhe në të ishte instaluar edhe një kamer televizive që u dërgonte stacioneve në tokë pamje me ngjyra me cilësi transmetimi.
Lindje
1927 – Tano Banushi, aktor shkodran i humorit
1941 – Ferdinand Deda, kompozitor dhe dirigjent shqiptar, artist i Merituar, mjeshtër i madh i Punës.
Vdekje
1679 – Jost fan den Fundel, shkrimtar holandez.
1931 – Mihal Grameno, atdhetar , publicist, shkrimtar e luftëtar shqiptar.