5 Tetori është dita e 278-të e kalendarit gregorian (dita e 279 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 87 ditë.
Ngjarje
1550 – U themelua qyteti Concepción, Kili.
1582 – Për shkak të përdorimit të Kalendarit Gregorian kjo ditë e këtij viti nuk ekziston në shtetet Italia, Polonia, Portugalia dhe Spanja.
1665 – Themelohet Universiteti i Kielit.
1864 – Qyteti indian, Kalkuta gati zhduket në tërësi nga një ciklon, 60.000 njerëz mbesin të vdekur.
1910 – Portugalia kthehet nga monarkia në republikë.
1915 – Bullgaria hyn në LPB si një nga Forcat Qendrore.
1962 – Paraqitet filmi i parë i James Bondit, Dr. No në Angli.
1970 – PBS bëhet rrjet televiziv.
1984 – Marc Garneau bëhet kanadezi i parë që fluturon në hapësirë me Anijen Kozmike Challenger.
1991 – U paraqit versioni i parë zyrtar i sistemit operativ kompjuterik Linux kernel, versioni 0.02.
2000 – Demonstrata masive në Beograd që çuan në rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Lindje
1830 – Chester A. Arthur, presidenti i 21-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1884 – Sulejman Pashë Delvina, politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë (V. 1933)
1932 – Xhevat Qena, aktor kosovar
1936 – Václav Havel, politikan çek,
1937 – Abi Ofarim, këngëtar izraelit
1947 – Brian Johnson, këngëtar anglez
1950 – Paola Felix, këngëtare zvicerane
1951 – Bob Geldof, këngëtar irlandez
1955 – Angela Molina, aktore spanjolle
1975 – Kate Winslet, aktore angleze
Vdekje
877 – Karli i II-të, Mbreti i Francës
1880 – Jacques Offenbach, kompozitor gjerman
1960 – Alfred Kroeber, arkeolog dhe antropolog amerikan
2011 – Steve Jobs, shpikës dhe krijues i Kompanisë Apple