Kalendari historik, 6 Janar

6 Janari është dita e 6 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 359 ditë

 

1882 – Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli – shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare; ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.
Fan Noli nderohet mes shqiptarëve si kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës dhe atdhetarizmit. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Kontributi i tij në anglisht është, gjithashtu, i shumëfishtë: si studiues dhe autor i një sërë publikimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime. Noli u diplomua në Harvard dhe u shugurua prift në vitin 1908, duke krijuar në këtë mënyrë Kishën Shqiptare dhe ngritjen e gjuhës shqipe në përdorimin kishtar. Theofani banoi për pak kohë në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë më 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Noli udhëhoqi përpjekjet diplomatike për të marrë mbështetjen e presidentit amerikan Wilson. Më vonë ndoqi karrierë politike e diplomatike, duke çuar me sukses kërkesën shqiptare për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve. Figurë e respektuar, Fan Nolit iu kërkua për të udhëhequr revolucionin e qershorit 1924. Më pas, ai shërbeu si kryeministër deri sa qeveria e tij u rrëzua nga Ahmet Zogut. Në dhjetor 1924, Fan Stilian Noli ikën në Itali, vendoset përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, dhe mori shtetësisë amerikane duke rënë dakord për t’i dhënë fund përfshirjes në politikë. Noli e kaloi pjesën tjetër të jetës si studiues, fetar, shkrimtar; vdiq më 13 mars 1965 në Florida. “Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise/Pse më përplase, më përpëlise” Dhe jeta e tij i ngjau asaj që vetë shkroi:

Shteti i 47-të në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja e fitoi shumicën e territorit të Nju Meksikos në vitin 1848, si rezultat i Luftës meksikane, dhe pjesën tjetër e bleu nga Meksika në vitin 1853 për të ndërtuar një hekurudhë. Që nga viti 1945, Shteti Nju Meksiko ka qenë shtet kryesues në kërkimet shkencore në fushën e energjisë – në këtë shtet ndodhen laboratorët e njohur Los Alamos dhe Sandia – qendrat studimore e kërkimore  më të rëndësishme në fushën bërthamore, gjeotermike dhe diellore.

nene terezadw

1929 – Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza. Kjo shqiptare e lindur 26 gusht 1910, themeloi urdhërin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj. Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfërit e të varfërve”.
Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997. Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike. Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.  Duke analizuar veprat e saj, Papa Gjon Pali II pyeti: “Ku e gjeti forcën dhe këmbënguljen Nënë Tereza, për të vendosur veten tërësisht në shërbim të të tjerëve? Ajo e gjeti atë në lutje?” Privatisht, Nënë Tereza pati një përvojë mundimesh mbi bindjet e saj fetare, të cilat zgjatën gati 50 vjet deri në fund të jetës së saj. Duke parë gjithë ato vuajtje për rreth, njerëzit shpesh bëjnë pyetjen – Pse Zoti i lejon? – dhe në ditarin e saj, Nënë Tereza shkruante: “Ku është besimi im?… Në se ka Perëndi – ju lutem më falni…. Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur – Unë nuk kam Besim..Nëse nuk ka Zot, nuk mund të ketë shpirt. Në se nuk ka shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë.”

1938 – Në Milano, lindi Adriano Çelentano këngëtar kompozitor, komedian, aktor, drejtor filmi e personalitet televiziv italian. Këngët e tij janë më të shiturat në Itali. Ndikuar shumë nga idhujt e tij Elvis Presley dhe aktori komik Jerry Lewis, Adriano Çelentano e ka ruajtur popullaritetin e tij në Itali për më shumë se 50 vjet si artist i shumëanshëm. Në vitet 1970 – 80, ai ishte “mbreti i arkës italiane” të filmave me buxhet të ulët. “Serafino” (1968), cilësohet roli i tij më i mirë kinematografik. Si drejtor filmi, Çelentano shpesh i jepte role edhe gruas së tij, Claudia Mori. Ata kanë tre fëmijë; një prej tyre, aktorja Rosalinda Celentano, njihet për rolin e Satanit në filmin e Mel Gibsonit. Pasioni i Krishtit. Adriano Çelentano ka lëshuar 40 albume me këngë. Këngët e tij më të famshme janë ” La coppia piu ‘ bella del mondo” që është  shitur mbi një milion kopje, dhe për këtë iu dha një disk i artë; këngë të tjera janë “Azzurro” (1968); dhe “Prisencolinensinainciusol” (1972 ), këngë me të cilën, Çelentano imiton mënyrën se si tingëllon anglishtja për jo-anglisht-folësit.  Si aktivist, Adriano Çelentano është mbrojtës i të drejtave të kafshëve, dhe që nga viti 2005 është kthyer në vegjetarian. Ai është tifoz i Interit të Milanos. Kohët e fundit, Çelentano dha koncertin e tij të parë drejtpërdrejt në 18 vjet, i cili u ndoq nga mbi 9 milionë shikues e teleshikues nga mbarë bota.

 

 

Pin It