Kalendari historik, 6 mars

6 Marsi është dita e 65-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 300 ditë.

1079 – Omar Ibn Ibrahim al – Chajjam përfundon kalendarin Jalali (matje e kohës me anë të lëvizjes së yjeve). Por Khajami ishte i gjithanshëm; shkencëtar, astronom, matematicien, shkrimtar, poet. Ai besohet të ketë shkruar rreth një mijë strofa katër-vargjëshe ose Rubaira (Strofa). Bota anglishtfolëse u njoh me Rubairat e Kajamit nëpërmjet përkthimit letrar nga Edward Fitzgerald (1809-1883). Ironikisht, ishte përkthimi i Fitzgeraldit që ri-paraqiti Khajamin tek iranianët të cilët e kishin harruar ose pak e njihnin atë si poet. Poezitë e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë. Stroftat e mëposhtme janë marrë nga libri: “Rubairat” i Omar Khajamit.


 

1831 – Poeti amerikan Edgar Allen Poe përjashtohet nga akademia ushtarake West Point: “Paqëndrueshmëria e tij emocionale e shoqëruar me probleme të thella personale, të tilla si: nevoja e vazhdueshme për fonde dhe përkushtimi i kohës për të shkruar poezi duke lënë pas mësimet ushtarake”, thuhej në dokumentin e përjashtimit.

1853 – Opera e Giuseppe Verdit, “La Traviata”, shfaqet për herë të parë, në Venecia.

 

1899 –  Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën.

 

Pin It