Kalendari historik, 6 nëntor

6 Nëntori është dita e 310 e kalendarit gregorian (dita e 311 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 54 ditë.

1000509261001_1098226736001_bio-bio-channel-classroom-abraham-lincoln-part1-lf1

1860 – Abraham Linkoln zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara – i pari president i dalë nga Partia Republikane. Ai erdhi në detyrë, ndërsa Amerika ishte pushtuar nga fryma e ndarjes veri – jug. Linkolni e filloi mandatin me një apel për banorët e shteteve jugore; “Ne nuk jemi armiq, por miq. Ne nuk duhet të jemi armiq … Kordat mistike të kujtesës, që shtrihen nga çdo fushëbetejë e varr atdhetari e deri në çdo zemër e vatër në mbarë vendin, do të vazhdojnë të fuqizojnë korin e Unionit, të përbërë nga engjëjt më të mirë të natyrës sonë “. Por… dështimi i bisedimeve veri-jug më 1861, sinjalizoi se kompromisi për ruajtjen e bashkimit ishte i pamundur, ndërkohë që Linkolni këmbëngulte se shpërbërja nuk mund të tolerohet.

tchaikovsky_1906_evans

1893 – Kompozitori Peter Ilyiç Çaikovski vdiq në Shën Petersburg të Rusisë, në moshën 53-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes u tha se ishte kolera. Ky shpjegim është pranuar edhe nga shumë biografë të kompozitorit. Teoritë se vdekja Çajkovskit ishte vetëvrasje doli shpejt në sipërfaqe; shkaku i vdekjes së Çajkovskit vazhdon të kontestohet.

komiteti_shqiperia_a_lire

1957 – Në Nju Jork, botohet numri i parë i gazetës së përmuajshme “Shqiptari i Lirë”. Pas vitit 1970 gazeta filloi të botohej në mënyrë sporadike; Shqiptari i Lirë, ishte një zë alternativ informimi nga bota e lirë për shqiptarët e shtypur dhe izoluar nga regjimi komunist. Numrat e gazetës futeshin ilegalisht në Shqipëri. “Shqiptari i Lirë” ishte organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, organizatë kundërshtare e regjimit të komunist. Ky komitet ishte themeluar në vitin 1949 në Nju Jork – dhe për pak kohë u kryesua nga Mit’hat Frashëri. Nga viti 1956 drejtimi iu ngarkua Dr. Rexhep Krasniqit. Gjatë viteve, kjo organizatë ndihmoi mijëra shqiptarë të ikur nga Shqipëria që të rifillonin jetën e tyre në Amerikë. Pas rënies së komunizmit, ekzistenca e Komitetit Shqipëria e Lirë u bë e panevojshme dhe më 1992, këshilli drejtues vendosi shpërbërjen e tij.

 

Pin It