Ngjarje
1893 – SHBA – Propozimi për ndërtimin e Katedrales Kombëtare të Uashingtonit miratohet nga Kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti Benjamin Harrison. Guri i parë i themelit të Katedrales do të hidhej më 1907 nga presidentit Theodor Roosvelt dhe punimet do të përfundonin 83 vjet më vonë, në vitin 1990, në prani të presidentit George W Bush. Një skulpturë me pamjen e Nënë Terezës është pjesë e fasadës së kësaj Katedrale madhështore në kryeqytetin amerikan.
1919 – Britania u jep grave të drejtën për të votuar; por vetëm atyre 30 vjeç e sipër.
1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta për të filluar punën e saj bamirëse mes njerëzve më të varfër dhe më të sëmurë të Indisë.
1958 – Çmimi Bollingen për poezi i jepet amerikanit Edward Estlin Cummings (1894 – 1962), i njohur si e.e. cummings, me formë të emrit me shkronja të vogla në stilin e disa poezive të tij. Kumings shkroi rreth 3 mijë poezi, dy romane autobiografike, katër drama dhe disa ese; ai la pas vizatime e piktura të shumta. Cummings kishte pak interes në politikë para vizitës në Bashkimin Sovjetik në vitin 1931; pas të cilës ai u zhvendos në të djathtë të spektrit në shumë çështje politike e shoqërore. Megjithë imazhin publik si radikal dhe bohem, e. e. cummings ishte konservator, republikan dhe mbështetës i senatorit Joseph McCarthy gjatë fushatës kundër komunizmit në SHBA (makartizmit). Përsa i përket stilit poetik, disa nga poezitë e tij i përkasin vargut të lirë (pa shqetësim për metrikë e rimë); por shumë prej tyre kanë një strukturë të njohur sonetesh (14 vargje me rimë të ndërlikuar).
1974 – SHBA – Në përgjigje të krizës së energjisë më 1973, ndryshimi i orës (kursimi i kohë ditore) filloi gati katër muaj më herët se zakonisht.
Lindje
1911 – Ronald Reagan – 40-ti. president të SHBA
1912 – Eva Braun, gruaja e Adolf Hitler.
1945 – Bob Marley – Këngëtarë nga Xhamajka
Vdekje
1740 – Papa Klemens XII
1952 – George VI – Ish-Mbret i Britanisë e Madhe
2007 – Kadri Roshi, aktor shqiptar.