7 Shtatori është dita e 249-të e kalendarit gregorian (dita e 250-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 116 ditë.
Ngjarje
1911 – Burgoset poeti francez Guillaume Apollinaire nën dyshim të vjedhjes së pikturës Mona Lizës nga muzeu në Luvër.
1915 – Animuesi Johnny Gruelle fitoi patentën për kukullën e tij Raggedy Ann.
1955 – Nikita Hrushovi bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
1950 – Shou loja Truth or Consequences debuton në televizion.
1990 – Kuvendi i Republikës së Kosovës realizon dhe publikon kushtetuten e Kaçanikut.
1998 – U themelua kompania Google nga partnerët Larry Page dhe Sergey Brin gjatë kohës që ishin studentë në Stanford University
2005 – U mbajtën zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt.
Lindje
1533 – Anna Bolena, Mbretëresha e Anglisë, sjell në jetë Elizabetën I, mbretëreshën e ardhshme angleze
1683 – Maria Anna von Österreich, mretëreshë portugeze
1814 – Françesk Anton Santori, poet, shkrimtar, dramaturg, arbëresh. U lind në Shën Katerinë të Kozencës. Mësimet i kreu në kolegjin fetar. Shkroi vjersha lirike, laike, poema, drama, romane. Në moshë të re botoi përmbledhjen e parë me vjersha “Këngëtarja shqipe”.
1907 – Ahmed Adnan Saygun, kompozitor turk
1911 – Todor Zhivkov, politikan bullgar
1918 – Pashk Gjeçi, përkthyes shqiptar († 2010)
1930 – Baudouin I, mbret i Belgjikës
1949 – Gloria Gaynor, këgëtare amerikane
1955 – Mira Furlan , aktore kroate e filmit dhe dramës
Vdekje
1907 – Sully Prudhomme, letrar francez
1985 – Gjergj Poja, matematicient hungarez (l. 1887.
1997 – Mobutu Sese Seko, kryetar diktator i Zairesë nga viti 1965-1997