Kalendari historik: 8 Janar

8 Janari është dita e 8 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 357 ditë.

Ngjarje

1108 – InnocentI III zgjIdhet Papë

1297 – Pavarësohet mONAKO.

1642 – Vdiq Galileo Galilei, fizikant italian, matematikan, astronom, filozof, i cili luajti rol të madh në Revolucionin Shkencor. Arritjet e tij përfshijnë përmirësime të teleskopit dhe vëzhgimet astronomike. Galileo (l. 1564) është quajtur ati i astronomisë, fizikës dhe shkencës moderne. “Megjithatë, ajo lëviz” (Eppur si muove), është një frazë që mendohet se Galileo e tha para inkuizicionit në 1633, pasi u detyrua të mohonte se toka lëviz rreth diellit.

1806 – Cape Colony u bë koloni britanike.

1835 – Borxhi kombëtarë i ShBA-ve për herë të parë dhe të vetme është 0 (zero).

1838 – Alfred Vail demonstroi përdorimin e telegrafit duke përdorur pikat dhe presjet si shenja komunikimi.

1912 – U themelua Kongresi Kombëtar Afrikan.

wilson

1918 – Në një fjalim përpara dy dhomave të Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson foli mbi synimet e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe paraqiti “14 Pikat” për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Evropë. Propozimi bënte thirrje për: kushte bujare të paqes nga aleatët fitimtarë, rikthimin e territoreve të pushtuara gjatë luftës, të drejtën për vetëvendosje të kombeve, dhe krijimin e një organizate botërore për zgjidhjen e konflikteve të ardhshëm. Fjalimi i Wilsonit u përkthye dhe iu shpërnda ushtarëve dhe qytetarëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë dhe, thonë historianët, kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për arritjen e një armëpushim në nëntor të vitit 1918. Pas përfundimit të luftës, Wilson shkoi  në Francë, si kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Versajës, ku u përpoq për një paqe të drejtë, edhe pse aleatët e tjerë i kishin kundërshtuar shume prej 14 pikave të tij. Përfundimisht, marrëveshja e paqes u nënshkrua dhe Gjermania, humbëse e luftës, u rëndua me pagesa të larta dëmshpërblimesh. Këto dhe kushte të tjera do të kontribuonin në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dy dekada më vonë. Megjithatë, idetë Wilson mbi të drejtën e kombeve të vegjël për vetëvendosje (Shqipëria) dhe për krijimin e një organi botëror të pasluftës (Lidhja e Kombeve) u mishëruan në traktat. Për këto përpjekje, në vitin 1920, Woodrow Wilson u nderua me Çmimin Nobel të Paqes.

Faik-Konica-ngjyra

1925 – Kryetari i Vatrës, Faik Konica, duke shkruar në gazetën Dielli shpreh qëndrimin e tij rreth qeverisë së re të Ahmet Zogut. “Çfarë duhet të bëjmë? Ne mund të bëjmë njërën prej të dyjave; të ruajmë paqen që kemi; ose të mbështesim qeverinë e re, jo për programin e saj, por pë të vendosur rendin dhe qetësinë. Ata që thonë se Zogu është tradhtar, duhet të shohin për rreth dhe do të zbulojnë se shumica e shqiptarëve mund të jenë cilësuar tradhtarë në një kohë a një tjetër. Unë paraqes këto teza: një njeri që ka mbështetjen e shumicës së popullit ka të drejtë t’a qeverisë atë popull. Shqiptarët nuk duan reforma dhe as reformatorë, ata nuk duan gjëra të reja dhe as njerëz që përpiqen t’I sjellin ato.”

1926 – Abdul-Aziz ibn Saud bë mbret në Hexhaz dhe e riemëroi vendin Arabia Saudite.

1935 – Në Tupelo, Misisipi, lindi Elvis Presley, këngëtar, kitarist, dhe aktor. Vëllai i tij binjak, vdiq gjatë lindjes, duke e lënë Elvisin fëmijë të vetëm. Në vitin 1954, Elvis, 19 vjeç, filloi karrierën si këngëtar. Në fund të vitit 1955, ai ishte bërë i famshëm në mbarë botën. Elvis luajti në 33 filma të suksesshëm. Globalisht, ai ka shitur mbi një miliardë disqe muzikore, më shumë se çdo artist tjetër. Elvis Presley vdiq në shtëpinë e tij në Graceland, Memphis, më 16 gusht 1977.

1959 – Fidel Kastro mori pushtetin në Kubë.

1963 – Mona Lisa e Leonardo da Vinçit ekspozohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Uashington , DC. Mbi 2 mijë personalitete, duke përfshirë presidentin John F. Kennedy, shkuan atë mbrëmje për të parë pikturën e famshme. Ditën tjetër, ekspozita u hap për publikun, dhe gjatë tre javëve të ardhshme rreth 500 mijë njerëz erdhën për të parë atë. PastaJ, Mona Lisa u ekspozua Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, ku u pa një milionë njerëz të tjerë. Leonardo da Vinci, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, e kishte realizuar pikturën në vitin 1504. Mona Lisa është portret i gruas së fiorentinasit të pasur Francesco del Gioconda. E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është edhe e ftohtë edhe tërheqëse. Zonja e Parë Jacqueline Kennedy dhe ministri francez i kulturës, Andre Malraux, me ndërhyrjen e tyre pranë zyrtarëve të Muzeut të Luvrit në Paris, bënë që Mona Lisa të vinte në Shtetet e Bashkuara për t’u ekspozuar përkohësisht.

1973 – U lansua misioni hapsinor rus Luna 21..

1975 – Ela Grasso bë guvernatore në Connecticat dhe u bë gruaja e parë guvernatore në SHBA e cila nuk e ka pasuar burrin në atë funksion.

1979 . Shou  Password Plus u mbajt për herë të parë nga Allen Luden.

1982 – AT&Tpajtua që të ndahet në njëzet e dy divizione.

1994 – Kosmonauti rus Valeri Polyakov u largua me TM-18 nga Toka për në stacionin hapsinor Mir. Ai qëndroi në hapësirë gjer më 22 mars të vitit 1995 duke vënë rekord 437 ditësh të qëndrimit në hapësirë.

1996 – Aeroplani bartës Antonov 32 u rrëzua në treg në Kinshasa, Zaire dhe la të vdekur më shumë se 350 njerëz.

Lindje

  • 1870 – Miguel Primo De River, ushtarak
  • 1942 – Stephen Hawking, astrofizikan
  • 1935 – Elvis Presley, këngëtar amerikan († 1977)
  • 1937 – Anton Pashku, shkrimtar shqiptarë († 1995)
  • 1942 – Stephen Hawking, fizikant dhe autor anglez
  • 1946 – Robby Krieger, kitarist amerikan (The Doors)
  • 1947 – David Bowie, këngëtar roku, muzikant dhe aktor anglez
  • 1973 – Mark Knight, dizajner i zërit dhe violinist anglez
  • 1979 – Adrian Mutu, futbollist rumun
  • 1983 – Kim Jong-un, politikan koreanoverior, lideri suprem
  • 1986 – David Silva, futbollist spanjoll

Vdekje

  • 1198 – Papa Çelestini III (l. 1106)
  • 1324 – Marco Polo, udhëpërshkrues italian (l. 1254)
  • 1642 – Galileo Galilei, filozof dhe fizikan italian (l. 1564)
  • 1976 – Zhou Enlai, politikan kinez, kryeministër i Kinës (l. 1898)
  • 1996 – François Mitterrand, politikan francez (l. 1916)
  • 2002 – Alexander Prokhorov, fizikant rus, nobelist (l. 1916)
  • 2010 – Ali Ohri, oficer shqiptar, themelues i kalorësisë kombtare (l. 1921)

Festa dhe përvjetore

1297 – Pavarësia e  Monakos

Pin It