Kalendari historik: 9 mars

9 Marsi është dita e 68 e vitit, deri në fund të këtij viti janë edhe 297 ditë.

Ngjarje

1454 – Në Firence, Itali, lindi Amerigo Vespucci, i cili do të bëhej një nga eksploruesit më të famshëm dhe emri i tij i përjetshëm. Vespuçi ishte tregtar dhe furnizues anijesh; një punë që i dha rastin të njihej personalisht me Kristofor Kolombin. Fatet e tyre do të takoheshin përsëri në vitin 1507 kur hartografi gjerman e nderoi Amerigo Vespuccin duke i dhënë kontinentit të ri emrin, Amerikë. Në atë kohë lajmet qarkullnin ngadalë dhe hartografi ende nuk kishte dëgjuar për udhëtimin e Kolombit. Duket sikur Kolombi krey zbulimin me qëllim që emri i Amerigos të mbetej. Në fakt, edhe Vespucci kishte marrë pjesë në dy ekspedita të mëdha në mes të viteve 1499 dhe 1502 në brigjet e Amerikës së Jugut, ku eksploroi lumenjtë Amazon dhe Plate. Vespuçi gjithmonë thoshte se kishte zbuluar një kontinent të ri … ose një botë të re; ndërsa Kolombi vdiq i bindur se kishte mbërritur në Indi, prandaj edhe banorët autoktonë, u quajtën “indianë’; dhe më pas, “indianë të Amerikës”,

1497 – Nikolaus Kopernikus regjistron vëzhgimin e parë astronomik.

1776 – U botua libri ekonomik Pasuria e Kombeve nga Adam Smith.

1839 – Qeveria prusiane shpall se fëmijët nuk mund të punojnë më shume se 51 orë në javë.

2006 – Ujë i rrjedhshëm u zbulua në Enceladus, hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit.

2011 – Themelohet Aleanca KuqeZi.

 

Lindje

1454 – Amerigo Vespucci, tregtar dhe udhëtar italian

1890 – Vyacheslav Molotov, politikan sovjetik

1934 – Yuri Gagarin, njeriu i pare në gjithësi

1944 – Ndoc Gjetja, shkrimtar shiptar

1957 – Xhezair Zaganjori, jurist shqiptar

Vdekje

1994 – Charles Bukowski, shkrimtar amerikan

 

Pin It