Kalendari historik, 9 tetor

 

Më 9 tetor të vitit 1855, Joshua Stoddard nga Worcester në Massachusetts, mori patentën për një instrument muzikor të quajtur “kaliopi” që i ngjan shumë organos. Ky instrument i fuqishëm me avull lëshon tinguj që mund të dëgjohen në një distancë prej 16 kilometrash. Zoti Stoddard shpresonte t’ua shiste kaliopët kishave, që t’i përdornin në vend të këmbanave për të lajmëruar besimtarët që të mblidheshin. Instrumenti nuk iu duk i përshtatshëm kishave, por ai tërhoqi vemendjen dhe interesin e anijeve me avull, karnavaleve dhe cirqeve.

Më 9 tetor të vitit 1888, u hap monumenti i Uashingtonit, për të nderuar presidentin e parë amerikan, George Washington. Obelisku i bardhë i stilit egjiptian, 169 metra i lartë, është struktura masonike më e lartë në botë. Mjediset e brendëshme të monumentit përfunduan në vitin 1889, por ashensori që të çon në majë të monumentit u instalua në vitin 1888. Fillimisht vizitorët ngjisnin 897 këmbët e shkallëve që të çnonin në lartësinë nga ku shihet i gjithë qyteti i Uashingtonit, por para disa vjetësh ngjitja e shkallëve u ndalua pasi pati dëmtime qëllimore të gurëve.

1776 – Deklarata e Pavarësisë iu lexua trupave të gjeneralit George Washington në New York.

1997 – Boksieri Mike Tyson u ndalua të boksonte dhe u gjobit me tre milionë dollarë, pasi që ia këputi veshin kundërshtarit të tij, Evander Holyfield.

1980’s, Chile;—Military Dictator of Chile General Augusto Pinochet.—Photo by Greg Smith

2001 – Një gjykatë në Kil vendosi se gjenerali Augusto Pinochet nuk mund të gjykohej për shkelje të të drejtave të njeriut për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar.

Pin It