Turpi tek meshkujt është i mirë por, tek femrat është edhe më i mirë.
Praktikimi i drejtësisë nga çdo njeri është i mirë dhe i kërkuar por, nga udhëheqësit dhe gjykatësit është më i mirë dhe më me peshë.
Pendimi i të moshuarit është i mirë por, pendimi i të riut është më i mirë dhe shpresëdhënës.
Bujaria e pasanikut është shumë me vlerë por, bujaria e të varfërit është shumë më e mirë dhe me mesazhe shumë të mëdha për të tjerët.