Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë.
Para jush do shfaqem, – që s’patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s’e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë.
Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhë më radhë.
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë…
Dritëro Agolli