Qyteti Kolmar, në Alsace të Francës, nga shumëkush cilësohet si një prej qyteteve më të bukura në botë. I themeluar nga Karli i Madh, në vitin 884, sot ky qytet njihet dhe për kanalet e ngushta, nëpër të cilat lundrojnë varkat, shtëpitë e vjetra, si dhe tregun e vjetër, që ndodhet pranë sheshit “Petite Venice”. Qyteti thuhet se nuk ka ndryshuar shumë që nga koha e Mesjetës, ndërsa ekziston dhe një legjendë që thotë se gjatë Luftës II Botërore, ky qytet ishte “kursyer” nga bombardimi, për shkak të bukurisë së tij. Në vijim ju sjellim një fotogaleri të këtij qyteti fantastik.