Kompania Nike njofton uljen e fuqisë punëtore, investon në shitjet online

Nëpërmjet një njoftimi, kompania e veshjeve dhe aksesorëve sportiv, Nike, ka bërë me dije disa ndryshime të kushtëzuara nga pandemia Covid-19.

Këto ndryshime përfshijnë ulje drastike të fuqisë punëtore dhe përqendrimin në shitjet online të drejtpërdrejta me klientët. Sipas të dhënave nga raporti vjetor i kompanisë, më 31 maj 2019, Nike kishte 76,700 të punësuar në të gjithë botën, mbetet të shihet sesa do të jetë kjo shifër në muajt në vazhdim.

Nike nuk pranoi të sqaronte saktësisht se sa vende pune do të shkurtoheshin konkretisht, duke insistuar se masa nuk kishte për qëllim uljen e kostove, por investimin në sektorët më të fortë të biznesit të kompanisë.

Në fakt, kjo gjë justifikohet edhe nga rritja e shitjeve në internet të kompanisë, ku në çdo tremujor shitjet u rritën me 75% duke përfaqësuar rreth 30% të të ardhurave totale.

Vlen të theksojmë se kapitali aktual i kësaj kompanie llogaritet të jetë rreth 153 miliardë dollarë.

Pin It