Konsumoni arra, mbani larg sëmundjet dhe kilet e tepërta

Humbja e peshës mund të jetë proces i vështirë, por shkencëtarët kanë zbuluar një ushqim të cilin duhet ta shtoni në programin e dietës tuaj në mënyrë që t’i keni shanset maksimale për të qëndruar të hollë.

Ky program i dietës me arra është zbuluar se ndihmon në heqjen e kilogramëve nga disa shkencëtarë.

Studimi i këtyre shkencëtarëve ka zgjatë pesë vite dhe ka zbuluar se arrat e zvogëlojnë peshën dhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe të mbipeshës.

Nga 370.000 individët e moshave 25 deri 70 vjet të cilët ishin studiuar për këtë zbulim, ishte zbuluar se ata të cilët kishin ngrënë arra kishin qenë më të hollë sesa ata që nuk kanë konsumuar.

Përveç se ndihmojnë në largimin e kilogramëve, arrat gjithashtu ndihmojnë edhe kundër plakjes dhe kundër problemeve me memorie.

 

Pin It