Kopenhagen renditet si një nga qytetet më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë.
Në vitin 1978 iu bashkua incitiavës së OBSH-së për qytetet e lumtura, një vit pas 11 qyteteve të para që ishin bërë pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi dhe sot ia ka kaluar edhe atyre vetë. Nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mirë, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura.
Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit dhe kjo u arrit me vetëm 6 iniciativa. Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari, autoritetet janë të kujdesshëm me taksat.
Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për to. Iniciativat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.