Konfirmohen 21 persona të infektuar me koronavirus, nga 243 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Ndërkohë në spitalin Infektiv, mëngjesin e sotëm ka gjetur vdekjen një 62-vjeçar mbartës i virusit, i prekur nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i Covid-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është Covid-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Nga rastet e reja përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër nga një rast të prekur me Covid-19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin Infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si Tiranë 157; Durrës 20; Krujë 20; Kamëz 11; Shkodër 10; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, deklaroi specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.
COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)