Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Italisë nga Spezia, trajneri Rudi Garcia do të mbetet në krye të Romës.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, krerët romak pas disa mbledhjeve emergjente ku temë diskutimi ishte çështja e trajnerit, kanë vendosur që të vazhdojnë me trajnerin francez të paktën deri në ndeshjen ndaj Genoas. Sfida ndaj ekipit nga Marassi do të jetë vendimtare për fatin e Garcias, i cili në rast se nuk fiton as këtë ndeshje, do të marrë shkarkimin si dhuratë për vitin e ri.
Ky vendim nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Romës të cilët duan menjëherë ndryshime në stafin drejtues të ekipit pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.