Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje, e cila konverton sinjalet Wi-Fi në elektricitet për të mbajtur në punë aparatura pa patur nevojë për bateri.
Përfundimi është një mjet i vogël dy dimensional që furnizohet vetëm nga valët Wi-Fi që kalojnë përmes tij. Sipas kërkuesve, Wi-Fi, mund të bëhet një burim shumë i përdorur energjie falë një gjysmëpërcjellësi që konverton sinjalet në korent.
Antenat, të njohura si Rectennas, konvertojnë valët AC në voltazh, që është më i dobishëm për elektronikën.
Një lloj i ri antene, kap valët wi- fi, i mbërthen ato dhe i konverton në energji ëireless, duke përdorur gjysmëpërcjellësin.
Ekipi i shkencëtarëve, nga instituti i teknologjisë në masacusets, pretendon se mjeti mund të furnizojë me energji aparatura të mëdha elektronike e madje edhe aparatura mjeksore.
Sidoqoftë, puna në këtë drejtim është vetëm në fillimet e saj dhe shpresohet që në të ardhmen, të fitojmë në këtë mënyrë një tjetër burim energjie.