Kryetari i opozitës Basha vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të lartë

?????????????????????????????????????????????????????????

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është nisur sot në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të PD-së, Basah i shoqëruar nga deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Eduart Selami si dhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu do të takohen me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane. Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në SHBA përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. Në qendër të agjendës së bisedimeve të kryetarit të PD-së Basha do të jenë Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi. Por po kështu pritet që gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë të diskutohet edhe për qëndrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternative qeverisëse të demokratëve.

Pin It