Me valën e dytë të të nxehtit afrikan që ka goditur Europën gjatë ditëve të fundit, temperaturat priten të thyejnë rekord në të gjithë kontinentin.
Në disa vende janë regjistruar temperaturat më të larta në histori, si në Francë, Belgjikë, e Gjermani. Ndërkohë, sipas sinoptikanëve kjo situatë pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Kësaj vale të nxehti nuk i shpëton as vendi ynë, ku temperaturat parashikohet të jenë maksimale, në rreth 40 gradë, gjatë javës që vjen.
Për të parandaluar rreziqet këshillohet që të shmanget dalja gjatë orëve të pikut, si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.