Kultura lind dhe zhvillohet nga natyra e kombit dhe shoqërisë. Ç’të jenë lulet dhe frutat për një pemë, ajo është edhe kultura për një komb e shoqëri. Kombet që nuk kanë mundur ta zhvillojnë dhe maturojnë ose që e kanë humbur kulturën e vet, u ngjajnë pemëve që s’japin fruta ose që u janë derdhur frutat. Ato janë të dënuara që, në mos sot, nesër, të priten për t’u përdorur për lëndë druri.