Leicesteri në javët e ardhshme pritet të luajë pa lojtarin kryesor, Jamie Vardy.
E gjitha kjo pasi sulmuesi anglez ka pësuar një lëndim të vogël i cili pritet ta mbaj larg fushës për dy javë.
Golashënuesi më i mirë në Ligën Premier do t’i nënshtrohet një operacioni të thjesht dhe pastaj do kthehet.
Kjo pritet të jetë një mungesë e madhe për klubin e drejtuar nga Claudio Ranieri, pasi Vardy shumë herë ka qenë vendimtar me golat e tij.