Lejet e qarkullimit për automjetet bëhen 3-vjeçare

 

Lejet e qarkullimit ndërkombëtare prej 1 shkurtit 2019 do të bëhen me afat tre vjeçar. Aktualisht këto leje janë 1-vjeçare dhe me të pajisen të gjitha mjetet që udhëtojnë jashtë vendit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të lëshojë Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

 

Tiranapost.al

Pin It