LIBRI DHE KULTURA – “Antropo – Fenomenologji” nga Oltsen Gripshi

Këtë javë në emisionin “Libri dhe Kultura” patëm të ftuar në studio artistin dhe historianin e artit, Oltsen Gripshi, me të cilin folëm për ekspozitën e tij, të hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve (GKA) në datat 5 – 20 tetor 2016, nën titullin “Antropo – Fenomenologji”.

Qëllimi i artistit është që mbi të gjitha vepra e tij të komunikojë, më pas vjen e bukura, nësë nuk komunikon nuk është më vepër arti.

Gripshi thotë se kjo ekspozitë përmban reflektime sesi fenomenet i kemi përreth dhe na kthehen një ditë. Veprat që paraqiten aty reflektojnë për jetën e vdekjen, vetëvrasjen, shkatërrimit, prishjes së natyrës etj. Autori vë theksin tek sinqeriteti për të jetuar jetën pa iluzione.

Në fakt ekspozita në vetvete është një studim, një reflektim i thellë duke dashur të ndryshojë diçka, përmes artit. Në ekspozitë ka një lloj tranziti. I pyetur se çfarë pret autori nga kjo ekspozitë, ai thotë se dëshiron që arti i tij të kuptohet dhe kjo ekspozitë të shërbejë si frymëzim për të tjerët.

Ekspozita në tërësinë e saj paraqet elementë Antropologjik–Fenomenologji që do të thotë ka copëza nga historia jonë. Duke vënë theksin tek shkatërrimi i natyrës ai shprehet kështu:

“Vërtet kam reflektuar mbi këtë fenomen, që është shkatërrues i faunës dhe florës sonë. Përmes këtij kodi estetik jam munduar që të ngre shqetësimet e mia mbi natyrën”.

Kjo ekspozitë është një tentativë për të mos pranuar atë që jemi, apo një thirrje kundër shkatërrimit të natyrës. Një peshore ku në njërën anë është vendosur zemra dhe në anën tjetër truri, ajo shënon filozofinë e çdokujt prej atyre që duan ta shijojnë artin e tij pa qenë nevoja për të përdorur një nga gurët aty ku “duhet” të anojë peshorja.

Kjo është ekspozita që përcjell ngjizjen, vdekjen, natyrën, internimin, hakmarrjen që mbyll jetë brenda kafazeve apo torturat e unit për të qenë dikush tjetër. Për më tepër ndiqeni të plotë intevistën.

Pin It