Libri dhe Kultura – Bisedë për shfaqjen “Kujtesa e ujit”

14700852_1156273587759804_2591246085416755228_o

14691447_1156273591093137_6899782549147995088_o

“Kujtesa e ujit” solli në studion e Radio Spektrum regjizoren Rozi Kostani dhe aktoren e njohur të skenës tonë Rajmonda Bulku. Nje vepër që ka ne qendër njeriun, me te përditshmen e tij të vrullshme dhe harron të shprehe ndjenjat, të komunikojë, të jetë me ato që do. Vdekja e nënës nxit kujtesën e tre vajzave të saj, i kthen në fëmijëri.  Aty fillon të zbërthehet fabula e veprës. Vepra është një komedi e zezë, por në asnjë moment nuk eshte trajtuar si e tillë, duke dashur të vërë theksin tek marrëdheniet njerëzore, tek lidhjet brenda familjes.  Mamaja e interpretuar nga Rajmonda Bulku eshtë një grua heroinë që i ka mësuar vazjat të duan dhe se gjerat shkojnë mirë, edhe pse e tradhëtuar gjithnjë nga bashkëshorti. Mamaja e vdekur vjen në trajtë reale, jo si fantazmë, komunikon me vajzën e vogël me të cilën ka bërë dhe investimin më të madh, mbase duke anashkaluar diçka nga vajzat e tjera. Vepra ka karakter universal, jane tre motra qe janë larguar nga njëra-tjetra, kujtojnë gjëra sipas përjetimeve të veta…

Shfaqja zgjat 2 orë, nën interpretimin e 6 aktorëve të talentuar. Publiku përceptoi humorin anglez dhe u përfshi gjatë shfaqes e cila zgjati 11 netë duke e mbushur plot sallën e Teatrit Kombëtar.

Për më tepër ndiqeni të plotë intervisten…

14711638_1156273594426470_1040913648568209000_o

Pin It