LIBRI DHE KULTURA – “Dhuro një libër për një çast lirie”

 

Në këtë takim në emisionin ” Libri dhe kultura” patëm kënaqësi të flisnim më Z. Edvin Kuci, Drejtor i çështjeve sociale në KMSH.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur fushatën e dhurimit të librave për pasurimin e bibliotekave të institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend “Dhuro një libër për një çast lirie”.

Çdo institucion riedukimi ka një bibliotekë si pjesë përbërëse të tij, e cila ka një fond me libra. Por edhe pse aktualisht ato numërojnë plot tituj, bibliotekat mund dhe duhet të pasurohen edhe më tepër. Për këtë arsye, Drejtoria e Kulturës dhe Drejtoria e Çështjeve Sociale në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, hapin këtë fushatë nën sloganin “Dhuro një libër për një çast lirie”, nëpërmjet të cilës i bëhet thirrje çdo qytetari, që të dhurojë dhe të bëhet aktor i pasurimit të tyre.

Ideja për këtë fushatë lindi si një obligim qytetar ndaj kësaj kategorie njerëzish. Ky projekt ka për qëllim që, me anë të përfshirjes së personave të ndryshëm, të kontribuojë në pasurimin e bibliotekës dhe të kthejë në vëmendjen e personave që vuajnë dënimin në këto institucione rëndësinë e librit, si mjet që shërben për ndryshimin pozitiv dhe integrimin e tyre në shoqëri. Fushata do të zgjasë një muaj, 28 tetor 2016 –  28 nëntor 2016. Komuniteti Mysliman i bën thirrje të gjithë besimtarëve, shkrimtarëve, shtëpive botuese dhe gjithëkujt që mundet, të bëhen pjesë e kësaj fushate.

Pin It