LIBRI DHE KULTURA – “Tirana Lexon”

libri

Në qendër të emisionit këtë javë patëm klubin e librit “Booklovers Club”. Të ftuarat Eni Sado, Aila Sako dhe Mikena Çako na prezantuan aktivitetin e të lexuarit, i nisur fillimisht online, më pas duke u konkretizuar me takime fizike me lexues të ndryshëm. Aktiv prej gati 1 viti, në fillim është diskutuar online për libra interesantë e të vlefshëm.

Vajzat përcollën edhe në valët e radios dashurinë për librin, por njëkohësisht edhe rëndësinë e të lexuarit, si një aktivitet i kërcënuar nga teknologjia etj. Aktiviteti organizohet një herë në muaj duke përzgjedhur libra që tërheqin vëmëndjen e përcjellin mesazhe interesante. Qëllimi primar është ai i nxitjes së leximit. Faqja shërben gjithashtu edhe si këshillim për libra të ndryshëm, shkëmbim mendimesh, duke u bërë një komunitet i gjerë njerëzish të cilët duan të ndajnë mendime për librat që duan të lëxojnë. Së fundmi janë shkëmbyer libra duke dhënë libra që nuk na pëlqejnë e duke marrë ato që na duhen. Librat përzgjidhen duke bërë një lloj sondazhi, së fundmi vajzat kanë vendosur t’i përzgjedhin vetë librat edhe duke u bazuar tek komentet apo pëlqimet e ndjekësve. Kultura e të lexuarit në grup përveç se e shëndetshme, është krejtësisht e lirë, pjesëmarrësit diskutojnë me njëri-tjetrin.

Tirana ka vende që i mirëpresin aktivitete të tilla,siç ishte dhe aktiviteti i zhvilluarar pak ditë më parë ” Tirana lexon”. Për të folur për të kishim të ftuar gazetarin Edi Hallaçi. Për më tepër ndiqeni të plotë intërvistën…

Pin It