LIBRI DHE KULTURA – “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare” nga RAMADAN ÇIPURI

Media dhe gjithçka rreth saj, përmbledhur tek libri “Vetëcensura, realitete të gazetarisë shqiptare” të Dr. Ramadan Çipurit u bë pjesë e emisionit “Libri dhe Kultura”.
Mediat përcaktojnë agjendën e publikut varësisht asaj që i diktohet atyre, keshtu e nis bisedën Çipuri duke theksuar se investimet e bëra në mediat e ditëve te sotme kanë qenë në teknologji po jo në burime njerëzore dhe në cilësi. Media, si një biznes ka detyrimin të sjellë në treg një produkt cilësor.

Në brendësi të librit janë trajtuar probleme nga më të ndryshmet, siç janë politikat redaksionale, statusi i gazetarit, cilësia e lajmit, kërkimi i burimit të saktë të lajmit. Në fokusin e librit është gjithnjë e vërteta e lajmit. Shpesh herë në kohë fushatash kronikat vijnë të gatshme e kjo në një farë mënyre ia heq lajmit të vërtetën.

Libri sjell dëshmi të personave të njohur të cilët dëshmojnë për herë të parë se kanë dhenë para për median, e kjo sot vërtetohet më shumë.

Unioni i gazetarëve mbetet shpeshherë si hije për sa i takon mbrojtjes së gazetare, edhe pse shpesh janë vetë gazetarët që nuk i bashkohen nismave për të mbrojtur njëri-tjetrin nga frika e humbjes së punës. Ndërkohë kemi një pjesë gazetarësh të mirëpaguar e nga kjo dalim në përfundimin se sa më i paguar një gazetar aq më e lartë vetëcensura.
Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën.

Pin It