LIBRI & KULTURA – DASHURI DHE TOLERANCE

 

LIBRI & KULTURA  – DASHURI DHE TOLERANCE (12.1.2016)

Në këtë emision flitet për një temë me të vërtetë shumë delikate, nisur nga libri “Dashuri dhe tolerancë“, por edhe shumë të nevojshme për t’u trajtuar dhe për t’u përvetësuar nga shoqëria, për të ecur përpara drejtë një qytetërimi me vlera të tilla siç janë dashuria dhe toleranca, për të qenë pra të denjë për t’u pranuar, por edhe për t’i dhënë diçka shumë të vlefshme qytetërimit në të cilin jetojmë.

Bëhet fjalë kështu për dy vlera, që qëndrojnë mbi të gjitha të tjerat, siç janë dashuria dhe toleranca, por që fatkeqësisht gjenden shumë pak të pranishme pothuajse në të gjitha shoqëritë njerëzore. A është e lehtë të pranosh tjetrin sot? A është e lehtë të tolerosh dhe të dialogosh në një kohë kur ndershmëria, morali dhe burrëria qëndrojnë në grykën e armës? A është e lehtë të dhurosh dhe të shpërndash dashuri dhe në këmbim të saj të mos pranosh asnjë lloj shpërblimi material apo shpirtëror? Për të folur për këto çështje i ftuar në studio z. Dr. Fitor OLLOMANI.

Pin It