Në vitin e ardhshëm akademik, listës së dokumentave për të aplikuar në universitete e shkolla do ti shtohet edhe libreza e vaksinimit. Të gjithë studentët të cilët do të aplikojnë në një program studimesh në universitet nuk do të pranohet nëse bashkangjitur me dokumentat e tjera nuk dorëzojnë edhe librezën e vaksinimit. Kjo shtesë parashikohet në ligjin e ri për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, i vili u miratua së fundmi në kuvend. Ligji parashikon që në të gjitha hapat e arsimimit nxënësit apo studentët të jenë të paisur me librezën e vaksinimit. Pajisja me këtë dokument dhe ruajtja e tijë nga drejtoritë përkatëse të institucioneve të mësipërme është e detyrueshme”, thuhet në pikën 15 të Nenit 18 të ligjit. Për këtë çështje, ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin, si organ këshillimor, që përcakton politikat e vaksinimit në shkallë vendi. Ndryshimet ligjore bëhen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian. Për të gjithë ata që nuk kryejnë vaksinimin, ose nuk raportojnë sëmundjet infektive, cilësohet kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërsa mos marrja e masave të përgjithshme dënohet me gjobë prej 500 mijë lekësh
Postime të ngjashme
-
Pranimet në Universitete, paniku i fazës...
September 4, 2018 -
Honolulu ndalon përdorimin e celularëve ...
October 27, 2017 -
Tiranë, nis vaksinimi ndaj gripit...
October 24, 2017 -
Ushyerja me gji, mbrojtja më e mirë për ...
March 15, 2017