Lajmi i publikuar ditët e fundit për transferimin e Romelu Lukakut nga Evertoni te Mançester Junajtid nuk ishte konfirmuar ende nga klubet, por sot Junajtid e ka bërë zyrtare.
Me një komunikatë zyrtare për mediat, klubi anglez njofton se ka arritur marrëveshjen me Evertonin dhe tashmë pritet marrëveshja me lojtarin dhe agjentin Mino Raiola.
Evertoni do të marrë 85 milionë euro, plus një bonus prej 6-7 milionë eurosh në rast rishitjeje.
Gjithashtu dhe Mino Raiola do të marrë një bonus të madh nga Mançester Junajtid.