Manjani: Presim hapjen e negociatave nga KE

f27b1a84-5dd7-4765-b207-3c1058d8906e

Qeveria shqiptare është optimiste për marrjen së shpejti të rekomandimit për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se reforma në drejtësi dhe ligji i pronave mund të ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit europian.

“Për pak ditë shpresoj që edhe KE t’i japë mundësi Shqipërisë për çeljen e negociatave, pritet një rekomandim pozitiv, pasi detyra kryesore ishte reforma në drejtësi. Shqipëria i ka kryer detyrat dhe me shumë gjasa rekomandimi do të jepet nga KE për Shqipërinë. Jetojmë në një moment kur edhe BE ka problemet e veta të brendshme”, tha ai.

Manjani tha se përmbushja e kushteve të vendosura nga BE po ecën me ritme pozitive. Ai përmendi ligjin për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, i cili sipas tij ka hyrë në rrugën e duhur dhe po jep rezultat.

“Nuk janë shumë, por 34 ish-pronarë kanë mbyllur dosjet njëherë e mirë me shtetin shqiptar dhe quhen të kompensuar. Aktualisht jemi në fazën e mbylljes përfundimtare të procedurave të identifikimit dhe ky proces do të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, ka thënë Manjani.

Pin It