Leroy Sane është njëri ndër talentet më të mëdhenj në Gjermani dhe më gjerë.
Anëtari i skuadrës gjermane Schalke 04, Sane ka impresionuar të gjithë këtë vit me paraqitjet e tij me fanellën bardh e kaltër.
Kështu pasi vendosi qëndrimin e tij në skuadrën aktuale në janar, vështirë se Sane do të mbetet pjesë e Schalkes edhe pas qershorit.
Mediat gjermane kanë raportuar se Sane është duke u kërkuar nga katër skuadra të mëdha evropiane.
Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester City janë katër skuadrat e mëdha që po e kërkojnë talentin gjerman.
Schalke e vlerëson lart yllin e saj dhe për ta lënë të lirë kërkon 50 milionë euro.