“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë” – Konfuci
“Një mësues i mirë është si një qiri: ai konsumon vetveten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.” – Anonime
“Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj” – Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg
“Ai njeri që i bën të lehta edhe gjërat e vështira, është vetëm mësuesi” – Ralph Waldo Emerson
“Mësues është ai që bën të zhvillohen dy ide, aty ku më parë zhvillohej vetëm një” – Albert Ajnshtajn
“Mësuesi është përhapësi i dritës” – Luigj Gurakuqi
“Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë” – Jean-Baptiste de La Salle
“Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri” – Anonime
“Kur ju mësoni birin tuaj, ju mësoni djalin e djalit tuaj” – Talmudi
“Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal dhe fuqi minimale” – Tomas Szaz
“Kush guxon të japi mësim kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari” – John Cotton Dana
“Mësuesi është ai që të hapë derën në të cilën ju duhet të hyni vet” – Kineze