Një grua sheh një milingona e cila ishte futur në shtëpinë e saj, përkulet dhe i thotë milingonës, “Ah moj sheqerkë, pse paske ardhur këtu? Do të të shkelin. Eja të të dërgoj në shtëpizën tënde?” Fëmija vrapon drejtë nënës së tij dhe e pyet;
– “Nënë me kë po flisje?”
– Me milingonën…- ja kthen ajo.
– A të kupton ajo ty? – e pyet fëmija.
– Edhe pse ajo nuk të kupton, ti e kupton atë! – thotë nëna.
Duke e marrë milingonën me një copë letër e dërgon në shtëpizën e saj. Fëmijë i kësaj nëne atë ditë e kap prej dore duke e ndihmuar që të ngrihet një fëmijë i cili ishte rrëzuar. Kurse një nënë tjetër sheh një milingonë e cila ishte futur në shtëpinë e saj dhe i thotë; “O dreq, nga dole ti këtu!” duke e vrarë kështu milingonën. Fëmija i kësaj nëne e godet me shkelm një shokun e tij.
Bediuzaman Said Nursi e shpjegon kështu këtë çështje duke thënë; “Mësuesja e parë dhe më ndikuese e njeriut është nëna e tij. Betohem se unë deri tani në moshën 80 vjeçare kam marrë mësim nga shumë personalitete të ndryshme, por mësimet më të dobishme, më të palëkundshme i kam marrë prej nënës sime… Ndoshta prej femrave nuk kanë ardhur profetë, por nënat e profetëve ishin femra, shumë Eulija dhe dijetarë kanë pasur si mësuese nënat e tyre, sepse fëmija është gjithçka për nënën.
Përshtati: Marius Tafani