Flasim për “mindful eating”, pra ushqyerje me vetëdije dhe ka të bëjë me mendimin e raportit me ushqimin dhe mësimin e kontrollit për nepsin, që ndodh shpesh të jetë i vështirë për t’u menaxhuar.
Çështje truri
Ndjesia e urisë është stimuli që sinjalizon truri jonë që truri ka nevojë për energji, dhe duhet të hani. Uria dhe etja rregullohen nga ajo pjesë e trurit që quhet hipotalamusi. Mekanizmi është frut i mijëra evolucioneve që kanë siguruar mbijetesën e llojeve si për njerëzit dhe për kafshët. Por në rastin e ne njerëzve uria fiziologjike bashkohet me pulsione të tjera psikologjike. Nuk hamë vetëm për uri, por për ankth, frikë apo edhe kur jemi të lumtur.
Lufta ndaj stresit
Lodhja dhe ankthi janë shpesh përgjegjës për të ashtuquajturën uria nervoze. Aftësia për të dëgjuar veten dhe të komunikojmë edhe me rrugët më të thella të psiqikës tonë na ndihmon të njohim gjendjen shpirtërore dhe të kujtojmë se rregulli thelbësor është që nuk duhet të hamë kur jemi mjaft të lodhur, të zemëruar apo të trishtuar. Këto gjendje shpirtërore gjejnë ngushëllim tek ushqimi në mënyrë iluzive.
Hani me të gjitha shqisat
Uria nuk është vetëm çështje stomaku. Edhe sytë, aroma dhe prekja duhet të kënaqen. Kur gatuajmë, i dedikojmë disa minuta pjatave tona si do i ndërtojmë, dhe kur ulemi në tavolinë marrim pak kohë për të admiruar ngjyrat, shijen e aromat. E gjithë kjo do të thotë ti japësh rëndësi ushqimit, duke e bërë vaktin një moment shijimi të vetëdijshëm.
Jo numërimit të kalorive
Një vëmendje obsesive numërimit të kalorive, sheqerit dhe yndyrnave në çdo racion nuk të ndihmon të humbësh peshë. Nuk është i nevojshëm as ndjesia e fajit për çdo gjë që konsumoni.