Ishte një njeri i cili ishte katër djem. Ai dëshironte që bijtë e tij të mësonin të mos i gjykojnë gjërat shumë shpejt. Kështu që ai i dërgoi ata në një vend të largët për të parë një pemë dardhe. Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe i vogli në vjeshtë.
Pasi kishin shkuar dhe ishin kthyer, babai i thirri djemtë së bashku për të përshkruar atë që kishin parë. Djali i parë tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e shtrembëruar. Djali i dytë tha se ishte e mbuluar me gjethe të gjelbëra dhe ishte premtuese. Djali i tretë tha se pema ishte përplot me lule që kishin pamje të bukur dhe ndjehej era e këndshme e tyre dhe se ishte gjëja më e hijshme që kishte parë ndonjëherë. Djali i fundit u hodh nxitimthi duke thënë se frutat ishin të pjekura dhe se pema ishte plot me jetë.
Njeriu më pas u shpjegoi bijve të tij se të gjithë kishin të drejtë, sepse secili e kishte parë pemën në sezone të ndryshme. Ai u tha atyre se nuk mund ta gjykonin një pemë apo një person vetëm për një sezon në të cilin e kishin takuar dhe se thelbi, kënaqësia, gëzimi dhe dashuria maten vetëm në fund, kur të kenë kaluar të gjithë sezonet.
Nëse heq dorë ndërsa është dimri, do të humbasësh premtimin e pranverës tënde, bukurinë e verës tënde, përmbushjen përfundimtare. Mos lejoni që dhimbja e një sezoni ta shkatërrojë gëzimin e të gjithë pjesës tjetër. Mos e gjykoni jetën vetëm se nga një sezon i vështirë. Ngulmo në çastet e vështira, me siguri që kohë më të mira do të vijnë, herët apo vonë.