Thuhet se Llukmani ka pasur jetën e gjatë dhe ka qenë nxënësi i shumë profetëve. Llukmani ka thënë: “Kam takuar shumë profetë dhe prej tyre kam mësuar katër gjëra:
1- Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën, se ajo është gjëja më e rëndsishme në namaz.
2- Kur të jesh mes njerëzish, ruaje gjuhën përpara njerëzve të tjerë.
3- Kur të jesh në shtëpinë e tjetrit, ruaj shikimin dhe mos hap sytë majtas – djathtas.
4- Kur të jesh duke ngrënë, ruaje barkun tënd.
Llukmani ka thënë gjithashtu: “Mos i përmend kurrë dy gjëra: Mos i përmend të këqijat që u kanë bërë të tjerët dhe mos i përmend të mirat, që ti ua ke bërë njerzve të tjerë” dhe thoshte: “Mos hidh gurë në atë pus ku ke pirë ujë”.