Moti, e enjte 20 shtator 2018

 

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin, më të dendura në zonat malore.

Pasditja sjell shtim të vranësirave, fillimisht në zonat malore.

Por gjatë natës vranësirat do të shtrihen në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Pin It