Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.
Por mesdita përmirëson gradualisht kushtet e motit duke sjellë herë pas here edhe kthjellime në gjithë territorin të cilat mbeten prezent gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.