Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e mesditës.
Më të dendura paraqiten në zonat Veriore-Verilindore duke gjeneruar shira në zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.
Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave, kryesisht në Rajonin Juglindor ku do të ketë dhe reshje por me intensitet të dobët.
Sipas MeteoAln, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 13°C.
Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.