Moti për këtë të hënë do të karakterizohet me kthjellime, të cilat do të dominojnë në të gjithë vendin.
Në skaj të zonave të jugut gjatë pasdites do të ketë vranësira lokale duke gjeneruar reshje të izoluara. Mbrëmja dhe nata, mbeten në kushtet e kthjellimeve në gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të kenë një ulje prej 1-2°C në mëngjes por kryesisht gjatë mesditës kur pritet maksimumi 36°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.