Mot për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të shkurtra me diell në zonën e Jugut.
Sipas shërbimit meteorologjik, parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet mesatar në Veri-perëndim. Herë pas here reshjet shoqërohen në këto zona dhe me shtrëngata dhe rrufe. Në pjesën tjetër të zonës së Veriut dhe në zonën e Qendrës, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug me shpejtësi 2-28m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Valëzimi në det i forcës 5-6 me lartësi vale 2.6-4.0 metër.