Një sistem i mirë-organizuar vendoset në territorin shqiptar duke kushtëzuar vranësira dhe shira në të gjithë vendin.
Mesdita do të sjellë shtim të intensitetit të shirave ku më problematike situata paraqitet në veri dhe zonat veriperëndimore.
Pjesa e dytë e ditës, vijon me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në Veri-Veriperëndim të territorit por intensitet mesatar dhe të ulët në zonat Qendrore dhe Jugore. Dobësimi i shirave pritet gjatë orëve të vona të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të larta në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie me 3°C të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 11 në 25°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperendimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 6 ballë