Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten dominante deri në mesditë kur sërish vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë shira të izoluara në zonat malore.
Gjithashtu rrebeshe afatshkurtra do të ketë në Jug dhe zona të izoluara të Qendrës së territorit.
Orët e vona të pasdites dhe në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rritje me 1-°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang territori në vlerat 27- 28°C.
Era do fryjë kryesisht mesatare por deri e fortë në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë