Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë zonat Veriore dhe Qendrore por me vranësira të shpeshta mbetet ekstremi Jugor dhe Juglindja.
Pasditja sjell vranësira të shpeshta në zonat malore por bregdeti dhe zona e ulët vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare deri vonë në mbrëmje kur vranësirat afrohen në vijën bregdetare duke sjellë shira të dobët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy ekstremumet termike ditore.
Ato do të variojnë nga 7°C mëngjesi deri mbi 29°C maksimumi gjatë mesditës.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 2 ballë.