Moti i acartë me ngrica dhe reshje intensive dëbore ka përfshirë gjithë vendin këto ditë të fundit të muajit shkurt. Dëbora e dendur ka bllokuar këtë mëngjes të gjitha njësitë administrative në Qarkun e Dibrës, ndërsa kalohet me vështirësi, me përdorimin e zinxhirëve, aksi nacional Peshkopi-Tiranë. Gjithashtu, probleme të shumta janë paraqitur dhe në qarkun e Kukësit, ku shumë zona janë bllokuar dhe shumë shkolla kanë mbyllur dyert.
Situata nga reshjet e dëborës në Dibër
Ashtu si në vendlindje, dëbora ka pushtuar edhe juglindjen, ku lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në akset rrugore arrin nga 15-20 cm, ndërsa në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë dëbora arrin në 30 cm. Në Voskopojë ka rënë mbi 40 cm dëborë, ndërsa rruga kalohet me vështirësi, me zinxhirë. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme, ku janë regjistruar 70 cm deri në 1 metër dëborë. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit kanë mbetur të izoluara, si pasojë e sasisë së konsiderueshme të dëborës, e cila vijon të bjerë me intensitet të lartë.
Situata nga reshjet e dëborës në qarkun e Korçës dhe në Qafë Thanë. Problematik është edhe Qarku i Elbasanit, ku era e shoqëruar me reshje dëbore dhe ngrica ka krijuar probleme, kryesisht në tre bashki Përrenjas, Librazh dhe Gramsh.Në aksin Elbasan-Qafë Thanë qarkullimi i automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë, ndërsa vijon puna me mjete e fuqi punëtore për të mbajtur të zhbllokuar situatën. Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë thuajse të pakalueshëm, po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi, Stëbleva, etj kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Probleme ka dhe furnizimin me energji elektrike në fshatin Qarrishtë dhe në Njësinë administrative Orenjë ne Librazhd, ku si pasojë e rërave të forta janë rrëzuar shtyllat dhe shkëputur përcjellësit. Gjithashtu, probleme me energjinë elektrike ka në fshatra të thellë të Përrenjasit, Gramshit, por edhe Peqinit. Në fshatin Rovje të Gramshit dëbora e rënë një ditë më parë e ka rënduar situatën e banorëve, të cilët prej ditësh gjenden të izoluar. Ngricat e kanë bërë të pamundur shkarkimin e dëborës nga çatitë e shtëpive. Probleme me dëborën në Gramsh ka edhe fshati Grabova A, njësia administrative Kukur dhe pika turistike Lenie, ku në këtë të fundit mungon edhe energjia elektrike. Ndërkohë në Elbasan vështirësi shfaq Labinot-Mal, fshati Qarret, Godolesh dhe pika turistike Gjinar.
Përveç zonave malore, dëbora si rrallë herë ka zbardhur dhe zonat e ulëta, madje dhe plazhet. I tillë është plazhi i Shëngjinit, në Lezhë, i cili është zbardhur nga reshjet e dëborës një ditë më parë. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga bashkia e këtij qyteti, duket qartë dëbora e rënë mbi plazh, e cila arrin në një trashësi fare të dukshme. Situata nga reshjet e dëborës në Llogara, policia nuk lejohen mjetet pa zinxhirë.
Shqiptarja