Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmi për vdekjen e Chirac është konfirmuar nga mediat franceze. Jacques Chirac shërbeu si President për dy mandate, 1995-2007, si dhe ka qenë edhe kryebashkiak i Parisit.
Ishte Chirac që e bëri Francën pjesë të monedhës së përbashkët evropiane, Euro, si dhe udhëhoqi reformën për kufizimin e mandatit presidencial nga 7 në 5 vite.
Në vitet e fundit, ish-presidenti u përfshi në një skandal korrupsioni me fondet publike.